Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edhe shteti bën giveaway! DPSHTRR: Na bëni follow në Instagram, japim dy targa falas

Shkruar nga Newsbomb
Nëse u habitët nga titulli dhe nxituat të lexoni këtë artikull, ky nuk është një shkrim për personazhet e njohur apo influencerat që përdorin loja shpërblyese (njohur si giveaway) për të shtuar ndjekësit në rrjetet e tyre sociale, duke i shpërblyer me dhurata. Ky është një njoftim që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri, institucion i cili ka zbritur në nivelin e influencerave të Instagramit duke "lypur" ndjekës. "Me rastin e festave të Nëntorit jemi bashkë me një GIVEAWAY të veçantë! DPSHTRR do të dhurojë dy targa suvenir me ngjyrat tona kombëtare për të festuar krenarinë tonë. Luani për të fituar një nga dy çmimet, targë suvenir me sfond të kuq dhe tekst të zi ose targën klasike, gati për të shkruar mesazhin tuaj patriotik." Giveaway i DPSHTRR per te dhene dy targa te personalizuara falas Giveaway i DPSHTRR per te dhene dy targa te personalizuara falas Madje, për ta bërë edhe më qesharak këtë njoftim të Drejtorisë së Rrugëve, institucioni fton të gjithë përdoruesit e Instagramit që të ndjekin faqen e tyre zyrtare dhe të ftojnë 3 miq, të cilët gjithashtu duhet të bëjnë follow DPSHTRR. Njëlloj si të ishin influencera që kërkojnë të rrisin audiencat e tyre, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor fton shqiptarët që të bëhen pjesë e "lojës shpërblyese" për të përfituar dy targa të personalizuara falas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese