Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edhe Pollo denoncon kërkesën e AMA-s për bllokimin e spotit të PD-së

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Mediat, ka denoncuar gjithashtu urdhrin e dhënë sipas tij nga kryetari i AMA-s, Gentian Sala, për ndërprerjen e spotit të Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit.

Duke e cilësuar si shef të paligjshëm Salën, Pollo shprehet se ai është tundur nga frika e Edi Ramës dhe ka urdhëruar mediat të ndalojnë transmetimin e spotit.

“Gentian Sala, shefi i paligjshëm i AMAs, urdhëron arbitrarisht mediat të bllokojnë spotin e PD para mitingut. Frika e Edi Rama tund Gentian Salën. Apel mediave: urdhëri politik është arbitrar. Liria e medias,e drejta e tubimit është primare. Protesta zbyth Ramën me monopolistët e tij”, shkruan deputeti demokrat.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar më parë edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati.

Lexo edhe: “Mazhoranca urdhëron ndalimin e transmetimit të spotit të PD”, denoncimi nga ish-kryetarja e AMA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.