Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edhe pas problemeve ne shëndetin, Gjykata lë në burg prokurorin Haxhi Giu

Shkruar nga Newsbomb

Prokurori Haxhiu Giu do të qëndrojë në burg deri në seancën e parë të nisjes së procesit gjyqësor ndaj tij, kur pesë gjyqtarët do të shprehen për qëndrimin apo jo të tij në qeli.

Ka qenë ky vendim i fundit që ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Gjykata ka caktuar tre ekspert të mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme, raport i të cilit i është dorëzuar togave të zeza.

Haxhiu Giu, akuzohet për “korrupsion” së bashku me dy persona të tjerë, pasi ka tentuar që kundrejt pagesës prej 10 mijë euro të favorizojë një të dyshuar të arrestuar për "prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu