Edhe në Uashington legalizohet marihuana

Publikuar tek: bota, më 16:57 03-03-2015 Edhe në Uashington legalizohet marihuana

Në Uashington DC hyri në fuqi ligji që legalizon marihuanën. Ligji i lejon të rriturit mbi 21 vjeç të posedojnë privatisht dhe të pinë deri në 200 gramë marihuanë dhe të rrisin sasi të vogla të bimës.

Blerja, shitja dhe pirja në publik janë ende të paligjshme, transmeton Voa. Kryeqyteti amerikan i bashkohet Alaskës, Kolorados dhe shtetit të Uashingtonit për legalizimin e marihuanës. Por ndryshe nga tre shtetet e tjera, Uashington DC nuk është tërësisht autonom, pasi Kongresi amerikan ka autoritetin përfundimtar mbi qytetin qeveritar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avioni me 150 viktima. Hetimet: Piloti e rrëzoi qëllimisht, bllokoi jashtë kabinës pilotin tjetër
Plani sekret i Pentagonit për avionin bombardues, debate mbi koston e lartë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010802030563354
array(1) { ["section"]=> string(45) "edhe-ne-uashington-legalizohet-marihuana-4889" }