Mbi 100 persona janë detyruar të braktisin zonën pranë Bursës së Londrës pas një incidenti me kimikate.
Dhjetëra forca policie dhe zjarrfikëse kanë rrethuar vendngjarjen mes “London Wall” dhe rrugëve “Board” dhe “Morgate” duke i kërkuar njerëzve të shmangin zonën derisa të përcaktohet se çfarë ka ndodhur me saktësi.
Një tjetër incident me rrjedhjen e kimikateve ndodhi ditën e sotme në një zonë të Suedisë por pa pasoja në njerëz.