Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

‘Edhe në fundit të vitit gënjeu’, Basha: Rama mund të ofrojë vetëm dështime, Shqipëria ka nevojë për shpresë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës që mbajti kryeministri Edi Ram, i cili preku shumë çështje dhe foli mbi ecurinë e tyre.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Rama edhe në fundvit gënjeu.

Ai thotë se Rama gënjeu kur flet për ndihmë ekonomike, teksa shkruan se është fakt që Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.

Ndër të tjera kryetari i PD-së shprehet se Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten.

Postimi i plotë i Bashës:

Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe.

Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.

Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thote se “çdo gjë është në rregull”.

Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t’i zgjidhësh ato?

Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten. Ky vit i keq do të kalojë dhe ne sëbashku do t’i kthejmë shpresën Shqipërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img