Hapësire reklamuese

Rajoni

Edhe Kosova vuan ikjen e infermierëve, 700 matelbardhë kërkuan vërtetime për emigrim gjatë 2022

Shkruar nga Newsbomb
Edhe Kosova vuan ikjen e infermierëve, 700 matelbardhë kërkuan

687 infermierë kanë kërkuar vërtetime nga Oda e Infermierëve të Kosovës për emigrim vetëm në vitin 2022. Krahasuar me vitin 2021, ky numër është shtatë fishuar thonë mediat vendase.

Kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemi është shprehur se krahasuar me vitin 2021, ky numër është goxha i madh. Ai ka pasur kritika ndaj institucioneve, të cilët sipas tij nuk po ndërmarrin asgjë për ta ndaluar këtë dukuri.

Rrustemi ka treguar se çdo ditë infermierë kërkojnë certifikatë që nuk kanë shkelje të kodit etik, që u shërben për punësim jashtë shtetit.

“Sa i përket numrit të infermierëve ky numër mund të jetë shumë fish më i madh mirëpo në bazë të asaj që janë të saktë që vijnë te na kërkojnë një vërtetim që s’ka shkelje të kodit etik por njëkohësisht edhe sa i përket licencës të cilën e kërkojnë të nostrifikume për 2022-ën janë 687 infermierë.

Me krahasu me vitin 2021 domethënë është 7 fish më i madh ky numër është shumë shumë fish më i madh për arsye se ju e dini se edhe kompanitë e ndryshme edhe njerëz privat edhe përmes kolegjeve edhe formave të ndryshme shkojnë jashtë edhe ky numër më i madh është 60 për qind, mirëpo po e jap të saktën të cilën e kemi ne për çdo ditë çdo kush që kërkon unë e fotokopjoj edhe e lë të saktë për me e ditë numrin e këtyre të ikurve”, ka thënë Naser Rrustemi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese