Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edhe Kosova lehtëson masat anti-Covid, hiqet ora policore, qytetarët do të lëvizin pa maskë në rrugë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot lehtësimin e masave të reja anti- Covid-19. Në kuadër të këtyre masave është vendosur heqja e orës policore, si dhe zgjatja e orarit të punës për restorantet deri në orën 23:00.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska, kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, ka deklaruar Vitia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img