Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Edhe Korça përfshihet nga flakët, aktivizohet vatra e parë në Vithkuq/ Peleshi konfirmom shtimin e forcave për shuarjen e zjarrit në Gjorm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një vatër zjarri është aktivizuar mesidtën e sotme edhe në fshatin Vithkuq të qytetit të Korçës.

Mësohet se një sipërfaqe toke me pisha është përfshirë nga flakët duke vendosur në alarm banorët e fshatit aty pranë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit të cilët ndërhynë për neutralizimin e flakëve.

Era e fortë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve pasi flakët e zjarrit kanë marrë përpamasa të mëdha.

Ndërkohë pak minuta më parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë kanë shkuar në fshatin Gjorm të Vlorës, ku që prej mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët e zjarrit.

“Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shkruan Peleshi në postimin e tij në Facebook.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama i cili ka theksuar se prioritet mbetet evakuuimi i banorëve.

“Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shkruan Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img