Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edhe e enjtja vijon me shi, Shërbimi Ushtarak: Në mesditë vranësirat ju lënë vendin kthjellimeve

Shkruar nga Newsbomb

Dita e enjte sërish do të vijë me mot të vranët, por prej orëve të mesditës vranësirat do t`ja lenë vendin motit të kthjellët.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet e shiut të cilat parashikohen të herëpashershme deri në orët e mëngjesit do të marrin karakter lokal përgjatë bregdetit deri në mesditë. Më tej, do të ndërpriten në të gjithë vendin. Po kështu, përgjatë maleve bora e dobët do të jetë e pranishme deri në mesditë.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 2ºC deri në 9ºC

zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC

zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.