Hapësire reklamuese

Bota

Edhe Donald Trump bindet për vaksinën anti-Covid: Merreni atë! Është e mrekullueshme, është e sigurt

Shkruar nga Newsbomb
Ish-presidenti Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje mbështetësve republikanë që të vaksinohen kundër COVID-19, duke thënë se ai e rekomandon një gjë të tillë.

Në një intervistë televizive, ai ka thënë se vaksina është “e sigurt” dhe “diçka që funksionon”. Baza e përkrahësve konservatorë të Trumpit ka qenë një prej grupeve kryesore që i ka rezistuar programit të vaksinimit.

“Do ta rekomandoja atë”, ka thënë Trump në një intervistë për Fox News. “Do t’ua rekomandoja shumë njerëzve që nuk duan ta marrin atë dhe shumë njerëzve që votuan për mua, sinqerisht”, është shprehur ish-presidenti.

Ai ka shtuar se vaksina është “e mrekullueshme, është e sigurt dhe diçka që funksionon”.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.