Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

“Edhe djali im vdiq në luftën e Irakut”, gafa e radhës e Presidenti Biden, i biri vdiq nga kanceri

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një gafë të re, e cili këtë herë kishte të bënte me vdekjen e djalit të tij. Biden njihet për gafat e tij, por tani, për shkak të moshës, sa herë që thotë diçka të pasaktë, lindin pikëpyetje për gjendjen e tij.

Në një fjalim në kampin Hull në Kolorado, presidenti amerikan iu referua rolit të rëndësishëm që luajti kampi në trajnimin e ushtarëve që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore.

Biden tha se djali i tij Beau Biden gjithashtu vdiq në Irak. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, pasi djali Beau Biden shërbeu në Irak për një vit (2008-2009) dhe vdiq gjashtë vjet më vonë në një spital amerikan nga kanceri në tru.

“Vetëm imagjinoni. E kam fjalën sinqerisht. E them këtë si babai i një njeriu që mori Yllin e Bronztë, Medaljen e Shërbimit të Shquar dhe që humbi jetën në Irak” , tha ai, duke përshkruar historinë dhe betejën e ushtarëve.

 


Më shumë