Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Edhe Çim Peka kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës: Kërkoju falje demokratëve, janë aty ku ishin në 2013! Ose largohu

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe gazetari Çim Peka i bashkohet thirrjeve të demokratëve, analistëve dhe aktorëve publikë që kërkojnë dorëheqjen e kreut të PD Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Peka thotë se dy janë mënyrat që Basha mund të ndjekë në këtë pikë, ose të ndryshojë plotësisht mënyrën e të bërit politikë dhe ti kërkojë ndjesë të gjithë demokratëve që tashmë janë të zhgënjyer ose në të kundërtën të mbajë fjalimin që të gjithë e bëjnë kur humbin, atë të dorëheqjes.

“Luli, une me Batonin & Co nuk mund te jemi ne nje mendje per te ardhmen e PD. Ose ti dhe PD jeni sulmuar nga nje armate oligarkesh, mediash e bandash droge duke ju vendosur ne kushte pamundesie per te mbrojtur votat, dhe ti duhet te ndryshosh qasje 180 grade duke filluar se paku me nje fjali ndjese ndaj demokrateve qe jane aty ku ishin ne 2013 si parti dhe ne kushte mbijetese si qytetar te qeverisur nga nje bandit, ose ndryshe mbaj ate fjalimin qe te gjithe mbajne kur humbasin nese zgjedhjet kane qene ne rregull!”- shkruan Peka.

Kujtojmë se ditën e djeshme Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike tha se ai nuk do të ndalet dhe do të luftojë për demokracinë e këtij vendi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img