Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
28 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

“Edhe borxhi ndaj vëllait ka një limit”, Erdogan vihet në siklet nga pyetja, Rama i del në mbrojtje: Hijet e hedhura ndaj tij janë imagjinatë. S’më ka vënë kurrë në pozita të vëshitira

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama janë vënë në siklet nga pyetja e një gazetareje, e cila ka aluduar se miqësia shqiptaro-turke mund të shkojë përtej vëllazërisë, si dhe të shkaktojë pakënaqësi në BE.

Por Erdogan është përgjigjur duke sjellë në vëmendje rasitn e rindërtimeve pas tërmetit në Shqipëri. “Janë gjëra që rregullohen sipas rregullave të vëllazërisë”, u shpreh Erdogan duke thënë se Turqia do të vijojë me investimet në vendin tonë.

Erdogan: Më bëre një pyetje që më kape ngushtë. Megjithatë unë nuk jam i kapur ngushtë, dua ta sqaroj. Mqësia, rregullat e vëllazërisë janë ndryshe. Ka lloj-lloj mbështetjesh që e kapërcejnë edhe vllazërinë. Flasim për marrëdheniet pas tërmetit, janë gjëra që rregullohen sipas rregullave të vëllazërisë. Ne do të vazhdojmë ndërtimet, restaurimet e reja, ne jemi vëllezër, asnjëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se miqësia e Shqipërisë me Turqisë është marrëdhënie tradicionale”. Ai tha se roli i Turqisë në rajon është i pazëvendësueshëm në kuadrin e paqes dhe stabilitetit.

Në aspektin personal, Rama u shpreh se gjatë bisedave me presidentin turk Erdogan, ai nuk është ndjerë asnjëherë në pozita të vështira prej tij.

Rama: Duke ndjekur sot rrugës në kthim nga Laçi, më bëri përshtypje dhe për të qeshur komenti i një qytetari i cili thoshte shyqyr që nuk je mysliman, se kaq shumë sa rri me presidentin e Turqisë, kushedi çdo thoshin në BE. Në fakt nuk jam, jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane. Por unë nuk besoj se kushdo qoftë në Shqipëri apo BE, nuk duhet të shqetësohet nga kjo marrëdhënie. Sepse kjo është një marrëdhënie tradicionale. Kur vjen puna e marrëdhënia ime me Erdogan, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Janë të shumta ato që thuhen jo vetëm nga konspiracionistë, por edhe nga njerëz seriozë.

Unë nuk di ndonjë qeveri tjetër përveç qeverisë së presidentit Erdogan, që të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur punimet për parlamentin e Kosovës, dhe për ta njohur si shtet sovran dhe të pavarur në atë seancë që miratoi parlamenti i Kosovës.

Roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvendësueshëm, i padiskutueshëm në rolin e paqes. Të gjitha ato hije të hedhura për presidentin rezultojnë të jenë filma të imagjinatës por që nuk gjejnë përputhje në realitet. Ka qenë privilegj dhe është privilegj që unë të marr kohë kaq shumë nga presidenti i Turqisë. Por asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si një person që të jep receta të gatshme apo të vë në pozita të vështira që t’i nuk ke dëshirë t’i dëgjosh.

Po e mbyll me një fjalë të Erdogan që ma përsërit shpesh. Në fund të ditës çdo vendimmarrje e jotja është për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk është për asnjë tjetër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img