Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edhe Besnik Mustafaj kundër Lulzim Bashës: PD të shkonte me kryetar të ri në Parlamentin e ri! Demokratët të pyesin veten: Kush do të na çojë drejt fitores?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm i Qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, thotë se do të ishte normale për demokratët që në Parlamentin e ri të shkonin me një kryetar të ri partie. Sipas tij, në PD ka nevojë për një frymë të re.

“Java e parë pas zgjedhjeve, i vetmi lajm që prodhoi Basha ishte u duk në seli. Një javë pa bërë asgjë. Një pasivitet të madh që do ndikojë në gjykimin dhe analizën që do të bëjmë në korrik. PD nuk futet në rrugë të mbarë pa bërë një garë që të shënojë periudhën post Berisha. Fushata ishte e mirë por duhet të merret parasysh aktiviteti 4 vjeçar i lidershipit. Ka nevojë për një frymë të re, kalendarin e shoh të lidhur me korrik gushtin”, u shpreh Mustafaj.

Për analistin, procesi i përzgjedhjes së kryetarit të ri të PD duhet të bëhet përmes një gare të hapur dhe Lulzim Basha të mos ketë asnjë mundësi ndikimi.

“Që PD të shkonte me një kryetar të ri në parlament do të ishte normaliteti më i madh, por unë shpresoj që kësaj herë procesi i garës duhet të jetë shumë më i hapur. Dhe Basha të mos ketë asnjë mundësi ndikimi. Demokratët duhet t’ia shtrojnë pyetjen vetes: Kush do të na çojë drejt fitores. Shpresoj që të ketë shumë guximtarë si Kadilli që të shpallin kandidaturën”, shtoi ai në Abc Neës.

Sipas Besnik Mustafajt, Lulzim Basha gaboi në këto zgjedhje pasi “nuk arriti të ngjallë frymë. Rritja është shumë e ulët.”

Para zgjedhjeve të 25 prillit, Mustafaj ka qenë pjesë e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për deputetë, i ngritur nga Lulzim Basha, bashkë me Mark Markun, Bujar Nishanin dhe Enriketa Papën. Marku u zgjodh deputet, ndërsa Nishani ëhshtë tashmë pjesë e grupit “Basha ik”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img