Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edhe 2 mjekë fitojnë betejën me Covid-19, shkon në 217 numri i të shëruarve

Shkruar nga Newsbomb
Mjeket, foto e publikuar nga ministrja

Edhe 2 mjekë kanë fituar betejën me Covid-19, duke e çuar në total numrin e personelit mjekësor të shëruar në 32.

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thekson se shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga Covid është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës.

Deri më tani në vendin tonë 217 pacientë dhe staf mjekësor kanë fituar betejën, ndërsa numri i të infektuarve ka shkaur në 446.

Shkruan Manastirliu:

Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës.

Shkon në 32numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19!

#FORCA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu