Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ec më ngadalë”, flet gruaja e autorit që vrau 25-vjeçarin në Shkodër, tregon sherrin e djalit me viktimën: Burri erdhi mori armën, i dola para, por…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gruaja e autorit Mark Kodra që vrau 25-vjeçarin Emiljano Ndou, ka folur për media për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër.

Ajo tha se 25-vjeçari kishte kaluar me motor para shtëpisë dhe kishte xhiruar gomat dhe ishte konfliktuar me djalin.

Bukuroshe Kodra ka treguar se djali i ka thënë viktimës “ec më ndalë”, ndërsa 25-vjeçari i ka thënë “eci si të dua unë”.

Gruaja ka rrëfyer se bashkëshorti i saj Mark Kodra ka marrë armën, teksa thotë se ajo ka tentuar ta ndalojë, por që nuk ka mundur dhe ngjarja ka përfunduar në tragjedi.

“Është kap djali me të. Ka ardhur këtu dhe ka xhiruar gomat e motorit aty. Djali im është shumë i butë. Ai ka xhiruar gomat aty, unë kam fëmijë, kam nipat ose mbesat ai hap portën, del e zë me motor. I ka dalë djali dhe i ka thënë më ngadalë. Unë i tha ai xhiroj ku të dua, si punë trimi. E kanë lënë. Mbrëmë i ka thënë djalit çfarë ke pasur atë natë, para një jave. I ka thënë djali u krye ajo punë, u morëm vesh në bashkë. Jo i ka thënë ky dhe e ka sharë me tan robt djalin dhe i ka rënë. E kam pyetur djalin me kë je ngatërru, më tha me filanin. Më tha më ka sha dhe më ka rënë, dhe këtë punë e mbyll unë. Dhe doli e iku. Unë nuk e kam parë mbrëmë që dje. Burri dëgjoi dhe doli të merrej vesh me viktimën. Është takuar tek lokali, e ka sharë dhe këtë.

I ka thënë desha me u sqaru me ty që mos me u bë e madhe. Ai e ka sharë dhe i ka rënë dhe këtij. Pas pak erdhi burri dhe hyri brenda. Nuk ka bërë as 15 minuta erdhi viktima dhe solli shokun e tij prapë, këtë komshinë. Motori i tij dëgjohej prej qendrës. Ka dalë, e ka lënë armën aty dhe e ka pritur kur të kthehej. Kam dalë përpara me i ul armën dhe më ka shtyrë mua. Ai ka xhiruar gomën këtu dhe ka nxjerr tym. Kot pa lidhje ka qenë, se ne kemi qenë miq. Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na,” tha Bukuroshe Kodra.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img