Hapësire reklamuese

Rajoni

E zuri poshtë orteku i borës në Brezovicë, humb jetën një turiste e huaj

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Qendra e Skijimit në Brezovicë. Një turiste e huaj ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës dhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ku njofton se morën një thirrje për ndihmë për nxjerrjen e turistes së huaj, 54-vjeçare.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, - ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se forcat e ndërhyrjes së policisë tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën. Edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka intervenuar për rastin në fjalë.

Shërbimi për Kërkim dhe Shpëtim Malor i Kosovës tha se kishte pranuar një thirrje pasditen e së martës për ndihmë në pjesën e quajtur “Foleja e Shqiponjave” në qendrën e skive, e cila njihet si zonë e rrezikshme nga shkëputja e ortekëve të borës.

Humb jeten nga nje ortek turistja e huaj ne Brezovice

KOMUNIKATË

Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë.

Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt "Foleja e Shqiponjave" zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve.

Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.

Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese