Një minator është plagosur sot gjatë kohës që punonte në një prej minierave të Bulqizës. Rrahman Hasa, 47 vjeç, e ka zënë poshtë një masiv dheu duke e plagosur atë rëndë.
Hasa është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Bulqizës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Bulqizë, 47 vjeçari është transportuar drejt Tiranës, për një trajtim më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur në nivelin e 14 të minierës.
Sondazh
Poll