Hapësire reklamuese

Aktualitet

E zbulon gazetarja: Një person ka deklaruar në prokurori se telefonin e Gjergj Lucës ia ka dhënë Luçiano Boçit; kandidati i PD e mohon

Shkruar nga Newsbomb
E zbulon gazetarja: Një person ka deklaruar në prokurori se telefonin

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se në prokurori është deklaruar se telefonin i biznesmenit Gjergj Luca i është dorëzuar kandidatit të PD Luçiano Boçit pas sherrit të ndodhur në Elbasan.

Por Boçi e ka mohuar këtë deklaratë, duke thënë se deklarata nuk ka qenë e tillë, ndërsa shtoi se deklaratat në polici bëhen edhe nën presione.


Klodiana Lala: Ju e dinit shumë mirë pasi nga informacionet që unë disponoj, lokali është në pronësi të një simpatizanti të PD. Thatë që video është manipuluiar. Ku qëndron manipulimi?

Luçiano Boçi: Ngjitur me atë lokal, është pika e karburantit që është e këtij simpatizanti, ndërsa lokali është i njerëzve të tij. Këta njerëz janë miq të Gjergj Lucës. Nuk ka asgjë për të ndarë, nëse është lokal i majtë apo jo.

Klodiana Lala: Një person ka deklaruar në prokurori se telefonin e zotit Luca jua ka dorëzuar juve

Luçiano Boçi: Personi nuk e ka thënë kështu në prokurori. Ky person ka thënë që unë kam gjetur telefonin dhe ia dhashë. Ju e dini si jepen deklaratat në polici, e dini si është policia jonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu