Hapësire reklamuese

Aktualitet

E zbulon gazetari: Gjykata Speciale thërret në HAGË Baton Haxhiun, ka publikuar emrat e dëshmitarëve të luftës

Shkruar nga Newsbomb

Analisti i njohur Baton Haxhiu është thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e ka zbuluar gazetari i njohur Milaim Zeka me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se Haxhiu është thirrur në Hagë pas publikimeve të disa emrave të dëshmitarëve të luftës

Ndër të tjera thuhet se Baton Haxhiu akuzohet për “pengim të hetimeve, dhe ndërhyrje në drejtësi”, akuzë për të cilën po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden të burgosur në Hagë.

Postimi i plotë:

Baton Haxhiu eshte ftuar nga Gjykata Speciale.

Pas publikimeve te dosjeve, ku cak ishte  zyrtari i larte i LVV,  Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur ne Hage, Prokuroria Speciale prane Gjykates te Hages, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilesine e te dyshuarit per pengim dhe nderhyrje ne drejtesi.

Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetesim berjen publike te ketyre dosjeve, publikimin e emrave te deshmitareve potenciale, duke e konsideruar kete “si pengim te hetimeve, dhe nderhyrje ne drejtesi”, akuze per te cilen po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.

Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille.

Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne kete akuze, edhe pse publikimet nuk jane bere ne territor te Kosoves por te Shqiperise ne tentative per ti ikur legjislacionit Kosovar.  Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetem mbi territorin fizik te Kosoves, por mbi çdo person, akt apo veper kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me krimet e supozuara te luftes mbi te cilat ajo ka mandat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll