Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E zbulon Edi Paloka: Në protestë i “pranishëm” dhe Berisha

Shkruar nga Newsbomb
E zbulon Edi Paloka: Në protestë i “pranishëm” dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur në lidhje me protestën e opozitës që do të mbahet nesër para Kryeministrisë.

Edhe se nuk ka dhënë shumë detaje, Paloka ka zbuluar se Sali Berisha do të mbajë një fjalë për qytetarët që do jenë të pranishëm në protestë, pavarësisht se ndodhet në “arrest shtëpie”.

Paloka nuk ka dhënë më shumë detaje, por mbetet për të parë nëse Berisha do të thyejë masën e sigurisë dhe do të jetë fizikisht në protestë, apo do të përcjellë një video-mesazh.

“Do të këtë edhe fjalë. Do të flasë edhe Sali Berisha. Kjo mund të jetë lajm për ju. Nesër qytetarëve do u flasë edhe Berisha megjithëse jam përpjekur ta izolojnë nuk do tja dalin që ti mbyllin gojën as atij as dikujt tjetër. Le tja lejmë ditës së nesërme të gjitha detajet e tjera”, tha Paloka ndër të tjera për “Fax neës”.

Kujtojmë që pavarësisht se Berisha është në “arrest shtëpia”, Berisha çdo pasdite ka mbajtur fjalën, për protestuesit që shkojnë poshtë ballkonit të tij për t’i shprehur mbështetje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese