Hapësire reklamuese

Politikë

E ‘ZBULON’ Berisha: Ja kë do bëjë Edi Rama kryetar të Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Edi Rama po përpiqet të kapë edhe Gjykatën e Lartë duke vendosur kryetar të saj Ardian Dvorani.

Berisha e akuzoi Dvoranin për pasurinë prej 90 milionë lekësh me origjinë të dyshimtë, dhe tha në emisionin “Opinion”, se kaloi filtrat e Vettingut falë ndërhyrjes së fortë të Ramës.

“Dvorani po del dhe do ta marrim vesh shumë shpejt, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Çfarë është Dvorani, ka një vendim që të dalë nga gjykata e lartë dhe nuk zbaton vendimin prej katër-pesë vitesh. Këtu do jemi, ku njeri kishte 90 milion lekë të paqarta me origjinë, u kalua me ndërhyrje direkte të fuqishme të Edi Ramës, se e ka konsideruar këtë si kandidat për Kushtetuesen.

Ne do të bindim çdo faktor ndërkombëtar se kjo reformë në drejtësi kishte pr qëllim kapjen e drejtësisë, jo një drejtësi të pastër”, deklaroi Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll