Hapësire reklamuese

Politikë

E zbulon Basha: Ja kur nis vettingu në politikë. Ruçi do mbledhë...

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu u shpreh se vettingu në politikë nis të premten.

 

Sipas Bashës kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duhet të mbledhë Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve për të nisur pa vonesë procedurën kushtetuese të amendimeve kushtetuese.

“Të premten Gramoz Ruçi duhet të mbledhë këshillin e legjislacionit dhe komisionin e ligjeve për të nisur pa vonesë procedurën kushtetuese të amendimeve kushtetuese. Opozita nuk do të jetë fasadë e një qeverie që do të bashkëqeverisë me krimin, ndaj është emergjencë të nisë menjëherë procedura. Nuk do të lejoj për sa kam në dorë, të kapet dhe të merret peng nga diskutime teksnike, që natyrisht do të bëhen pasi të merret vendimi politik. Ditën e premte do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve dhe brenda tre javëve do të procedojmë me votë. Të sigurohemi që rrjeta e Vetingut në politikë të mos lërë as peshq as balena të shpëtojnë’, tha Basha.            

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll