Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

E zbulojnë shkencëtarët, ja sa hapa duhet të bëni në ditë për jetë më të gjatë

Lajme të ngjashëm

Të gjithë ne përdorim një orë inteligjente me hapamatës, por a e dimë saktësisht se sa hapa duhet të bëjmë për të përfituar pamje dhe veçanërisht shëndetin tonë?

Mund të kemi lexuar se “numri i artë” është 10 mijë në ditë, por kjo nuk është aq e lehtë, sidomos nëse kemi një orar të ngjeshur ditor.

Megjithatë, një studim i ri, i botuar në revistën ” JAMA Netëork in Nutrition, Obesity, and Exercise “, sugjeron një qëllim më real: Ai arriti në përfundimin se ndërmarrja e 7000 hapave në ditë redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe hap rrugën për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.

Shkencëtarët, nga Universiteti i Massachusetts, kryen një studim afatgjatë mbi 2,110 njerëz, burra dhe gra me një moshë mesatare rreth 45 vjeç , nga 2005 deri në 2018 . Deri në fund të tij, 3% e pjesëmarrësve kishin vdekur. Ekspertët vunë re se ata që bënin rreth 7000 hapa në ditë kishin një rrezik 50-70% më të ulët të vdekjes së parakohshme sesa ata që nuk ecnin shumë. Ritmi i hapave nuk dukej se ishte i lidhur veçanërisht me gjendjen shëndetësore të pjesëmarrësve – vetëm me numrin e tyre.

Por njerëzit që bënin më shumë se 10,000 hapa në ditë nuk u pa të gëzonin ndonjë përfitim shtesë për sa i përket jetëgjatësisë. Pra, sa më shumë të ecim çdo ditë, aq më mirë, por nuk ka arsye për të “tepruar”, të paktën nëse jemi në të ashtuquajturën moshë të mesme.

Më shumë