Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

“E vrava nga xhelozia”, rrëfehet shqiptari, Prokuroria: Gruaja juaj fliste në telefon me vëllain

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në tetor të 2020 i gjithë komuniteti në Gjermani u trondit nga një ngjarje makabre. Një shqiptar nga Kosova, H.S., 56 vjeç masakroi me thikë gruan e tij D.S., 47 vjeçe, pasi kishte dyshime se e tradhëtonte.

Në fillim të gjykimit, avokati i të pandehurit lexoi deklaratën e klientit të tij në Gjykatën Rajonale të Regensburgut, se ai kishte goditur për vdekje me thikën e kuzhinës dhe e pranoi krimin.

Shkak ishte xhelozia, ndërsa kosovari tani po përballet me akuzën për vrasje me dashje. Megjithatë ai refuzoi se kishte për qëllim që ta vriste gruan e tij, raportojnë mediat e huaja.

Ai tha se e vrau nga xhelozia dhe se kishte turp nga veprimet e saj, kishte turp nga opinioni në komunitet apo i miqve të tij, nëse merrej vesh se gruaja e tradhëtonte. Ai ishte i vetëdijshëm se xhelozia e tij shpesh kishte rezultuar në shpërthime të dhunshme, prandaj ishte dëbuar nga banesa për ca kohë.

Një numër i panjohur i telefonit në celularin e gruas ishte shkaku. I akuzuari dyshoi për një njeri tjetër me të cilin shkonte gruaja e tij. Pa kontrolluar se kujt i përket numri, ai kishte mbledhur inat brenda vetes. Mosmarrëveshja u përshkallëzua, të cilën, sipas avokatit të 56-vjeçarit e përshkruan me fjalët: Mu nxeh gjaku.

Një natë ai mori në sirtarin e kuzhinës një thikë me një teh të gjatë nëntë centimetra, dhe goditi të paktën 14 herë gruan e tij. Pas aktit burri mori ilaçe për të vrarë veten. Ai telefonoi vëllezërit e motrat e tij dhe donte t’u thoshte lamtumirë. Pastaj ai shkoi në polici “i trullosur” dhe u dorëzua.

Hetimet policore më vonë zbuluan se numri i panjohur i telefonit ishte numri i ri i vëllait të viktimës. Ai thjesht donte të komunikonte me motrën e tij.

Më shumë

spot_img
spot_img