Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

E vrau me thikë në gjumë, të afërmit e gruas sulmojnë para gjykatës 39-vjeçarin shqiptar, detaje tronditëse dalin në dritë: I mbylla gojën me të dyja duart…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Florand Shehu është 39 vjeçari shqiptar i cili u bë i njohur në Greqi falë ngjarjes tragjike ku vrau bashkëshorten e tij , Anila Shehun me thikë në gjumë.

Shehu ka dalë sot para hetuesve me qëllim që të kërkojë falje për vrasjen e gruas së tij.

Sipas mediave greke, 39 vjeçari është pritur jashtë ambienteve të Gjykatës nga familjarë të 31 vjeçares të cilët i janë turrur duke i bërtitur dhe e sharë, në përpjekja për ta goditur, mirëpo policia ka ndërhyrë dhe ka mbrojtur Shehun.

Nga dëshmia e 39 vjeçarit detaje rrëqethëse kanë dalë në dritë. Autori i tha policisë, se e vrau gruan e tij brenda shtëpisë së tyre, teksa ajo ishte duke fjetur.

Ajo u përpoq që të rezistonte dhe luftoi për jetën e saj, mirëpo nuk arriti që të mposhte forcën e bashkëshortit të saj.

“Ajo ishte duke fjetur në shpi dhe unë nxitova mbi të. Unë e godita me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së rezistuari dhe të bërtiste, unë u ngrita nga lart”, ka rrëfyer ai.

Më tej u zbulua se gruaja shpesh herë mbyllej me çelës në dhomat e shtëpisë pasi kishte frikë prej tij.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh në lagjen Daphne në Athinë, ku pas debatit të ashpër në banesën e tyre, Florand Shehu vrau me thikë bashkëshorten Anisa Shehu, 31 vjeç dhe më pas u vetëdorëzua në polici.

shqiptari vrases greqi 5 1

shqiptari vrases greqi 6
shqiptari vrases greqi 3

Më shumë

spot_img