Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E vrau kushëriri, detaje TRONDITËSE nga vrasja e 77 vjeçarit, nipi tregon ngjarjen: I preu fytin dhe damarët, me thikë ia kishte nxjerrë zemrën jashtë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i autorit te vrasjes ne Skrapar

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Jaupas në Skrapar, ku 37 vjeçari Hamza Çela ka vrarë me thikë kushëririn e tij, 77 vjeçarin Ramadan Çela.

Mësohet se shkak për konfliktin ka qenë një tokë e 37 vjeçarit, i cili i ka thënë viktimës të mos punojë më te toka e tij.

Pas debatit verbal, Hamza Çela ka marrë thikën dhe e ka masakruar 77 vjeçarin.

Ka qenë nipi i viktimës, Ajet Çela, i cili ka folur për Report Tv dhe ka hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ai ka thënë se e ka gjetur xhaxhain të mbuluar nga gjaku, pasi autori i kishte prerë fytin dhe damarët e duarve e këmbëve, por më makabër ishte ngulja e thikës në zemër, dhe më pas ia kishte nxjerrë jashtë.

"Unë isha në Jaupas, hëngra dreke atje dhe i thash xhaxhait hajde me mua në Polican. Xhaxhai më tha hajde më merr nesër se do të vadiste perimet. Kur mbërrij në shtëpi më erdhi një telefonatë nga fshati dhe më thanë të nisesha urgjent lart . Kur mbërrijë çfarë të shihja , shikoj xhaxhanë e vrarë. Autori i kishte prerë fytin, damarët e duarve dhe këmbëve , por më makabër ishte ngulja e thikës në zemër dhe ja kishte nxjerr jashtë ", rrëfeu nipi.

Autori i vrasjes makabër Hamza Çela

hamza-cela-780x405.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese