Dëshmi të rjeja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë, 50-vjeçari, babai i një 18-vjerçare vrau kunatin pasi ky i fundit prej vitesh i perdhunonte dhe shantazhonte të bijën e mitur.
Mediat greke kanë publikuar kanë publikuar dëshimi të cilat tregojnë se 33-vjeçari përdhunes, ngacmonte edhe të mitura të tjera në gjimanzin e shkollës ku studionte18-vjeçarja shqiptare.
Avokati i 50-vjeçarit ka deklaruar për mediat greke se autori, babai i vajzës ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij.
“Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. I ka siguruar siguri në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, - tha avokati i 50-vjeçarit.
Në lidhje më ngjarjen e rëndë ku 18-vjeçarja ka rrëfyer se kërcënohej nga dhunuesi me publikimin e videove dhe fotove intime, në këmbim të parave ka dëshmuar edhe motra e saj, e cila tha se mbi ngjarjen kanë pasur dijeni edhe persona të tjerë. Është fjala për profesorin e univeritetit.
“Ka një element tronditës. Në një moment të pakundërshtueshëm, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, ajo ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek”, - ka deklaruar avokati mbrojtes z. Kougias.
Njëkohësisht persona nga ambienti i afërt i 18-vjeçares nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mikeshë e saj raporton se 33-vjeçari e vizitonte në shkollë dhe e priste jashtë, por jo vetëm kaq. Ai kishte filluar të ngacmonte dhe të mitura të tjera, shoqe të 18-vjeçares në atë shkollë.
“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ngacmonte vajza të tjera, madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Në përgjithësi ngacmonte vajza nën 18 vjeç”, - rrëfen shoqja e 18-vjeçares.
Erjon Pelivani, perdhunesi i 18-vjeçares ne Greqi
Lexo edhe: Vrau kunatin sepse i përdhunoi vajzën, dinamika e krimit në Greqi (FOTO-EMRAT)