Hapësire reklamuese

Aktualitet

E vrau kunati pasi i përdhunoi të bijën, Erjon Pelivani ishte i martuar dhe me fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
E vrau kunati pasi i përdhunoi të bijën, Erjon Pelivani ishte i

Familjarët e viktimës, Erjon Pelivanit, kanë thyer heshtjen duke folur për herë të parë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Greqi ku ky shtetas u vra nga burri i motrës, Fatmir Telellari.

Ka qenë halla e Pelivanit e cila tha se lajmin e rëndë e mori nga mediat. Ajo zbuloi se Erjoni ishte i martuar me një shtetase greke, me të cilën kishte një djalë.

“Erjoni jetonte më larg Elonës, ishte i martuar me greke. Ka një fëmijë. E merrja në telefon dhe më thoshte; jam larg me vëllain. Kur vinte mbesa atje, flisja me Erjonin. Nuk e di mirë, por thonë se do të vijë trupi në Shqipëri”, tha ajo.

LEXO EDHE: Orët që e çuan drejt vrasjes së kunatit! Shqiptari me lot në sy: E bëra se jam baba

Krimi i rëndë brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë i ndodhur mbrëmjne e së martës (9 janar) ka shkaktuar tronditje në opinionin publik në vendin fqinj si edhe në Shqipëri.

33-vjeçari shqiptar Erjon Pelivan u  vra me armë gjahu nga kunati i tij (bashkëshorti i motrës) Fatmir Telellari, i cili pasi vrau 33-vjeçarin u vetëdorëzua në polici.

Në dëshminë e tij në polici autori tha se mori hapin ekstrem pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe se e shantazhonte se do publikonte pamje nga momentet intime me të miturën.

Si e mësuat lajmin?

“E Kam nip. Lajmin e dëgjova në punë, nga mediat”.

A keni folur me Elonën?

“Po kam folur, por tani smë del”.

Ç’ju tha?

“Më tha që e vrau burri, kaq”.

Sa kohë kishte Erjoni që jetonte në Greqi?

“Kishte kohë, smë kujtohet se sa”.

Si ka ndodhur ngjarja?

“Se di. Jam këtu në Shqipëri. Ngjarja shumë e rëndë. Por nuk di gjë”.

Sa kohë kishte Elona që ishte martuar me Fatmirin?

“10 vite. Ai kishte 3 vajza. Dhe djalin e bënë me mbesën time. Jam e tensionuar”.

A kishte qenë mbesa juaj e martuar?

“Ka një vajzë nga martesa e parë. Erjoni jetonte më larg Elonës, ishte i martuar me greke. Ka një fëmijë. E merrja në telefon dhe më thoshte; jam larg me vëllain. Kur vinte mbesa atje, flisja me Erjonin. Nuk e di mirë, por thonë se do të vijë trupi në Shqipëri”.

Sa fëmijë kishte Erjoni?

Një djalë ka. Vëllai im jeton atje. Ishte me dokumente të rregullta”.

Ku jeton vëllai juaj?

“Vëllai është pak larg nga goca, rreth 30 minuta nga goca e tij. Erjoni jeton larg me greken. Se di se çfarë vendi jeton”.

Ti e beson atë që mund të ketë bërë Erjoni?

“Nuk është gjë e mirë. S’më vjen mirë, nuk e di se si janë rrethanat. Ai është larg, habitem se si ka ndodhur”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese