Trupi i pajetë i 28-vjeçares Anxhela Petro do të mbërrijë nesër në qytetin e Beratit.
Lajmin e bëjnë me dije mediat greke, ku ndodhi krimi makabër. Anxhela u vra nga i ati i saj, i cili e qëlloi brutalisht disa herë me një shufër hekuri, ndërsa trupin e varrosi në oborrin pas shtëpisë.
Pas orëve të tëra pyetje në policinë e Korfuzit, babai vrasës pranoi krimin. Dyshohet se shkak ishte bërë lidhja e 28-vjeçares me një shtetas afgan.
Nëna e Anxhelës, e cila kishte rreth 16 vite pa u takuar me vajzën, jeton në Berat. Ajo bëri apel për kthimin e trupit pranë saj në këtë qytet.