Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

‘E vratë ju’, ish-bashkëshortja e Lefter Zhidrut hedh akuza ndaj policisë dhe medias: Do jepni llogari për gjithçka që keni shkruar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lefter Zhidru është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga Forcat Speciale RENEA në Elbasan, pasi ishte ngujuar në shtëpinë e tij dhe qëllonte me breshëri kallashnikovi ndaj Policisë.

Ish-bashkëshortja e Lefter Zhidrut hedh akuza ndaj policisë dhe medias për gjithçka që kanë shkruar.

Një ditë pas ekzekutimit të ish-bashkëshortit, ajo ka akuzuar policinë për vrasje ndaj ish-bashkëshortit dhe ndër të tjera është shprehur e revoltuar se gjithë media do japë llogari për ato çfarë kanë shkruar.

Ditën e sotme efektivët kanë mbërritur në shtëpi për një kqyrje të fundit të vendit të ngjarjes, ndërsa ajo është konfliktuar me ta.

“E vratë ju. Do jepni llogari për gjithçka që keni shkruar,” shprehet  e indinjuar ajo.

Kujtojmë se pas 5 orësh negociata dhe të shtënave të herëpashershme, 71-vjeçari është ekzekutuar me snajper.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img