Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

E vlerësoi me pak pikë, reagon Rita Petro për Elvana Gjatën: E kam ndier veten të fyer

spot_img

Lajme të ngjashëm

496189d795b05448522ca530a77e440c

Reagon Rita Petro pas zhurmës së madhe në rrjet lidhur me pikët që i dha këngëtares elvana Gjata në Festival.

Rita Petro, i dha 8 pikë Elvanës, dhe ‘vulosi’ fatin e këngëtares bashkë me Mikaela Mingën, e cila i dha vetëm 2 pikë.

Ndërkaq, Petro është shprehur se ndihet e fyer për faktin që juria u nda në shqiptare dhe të huaj teksa kërkon edhe një reagim publik institucional për gjithë këtë.

“Gjithë kohës që kemi qenë në koncert bisedat ishin te kënaqësia e spektaktlit, duke dëgjuar këngët harroja që isha pjesë e jurisë, edhe anëtarët e tjerë merrnin kënaqësinë e këngëve. Nuk është diskutuar se cilat janë preferencat e secilit prej nesh, këtë e them me kompetencë. Nuk u bë llogari. Emri i Elvanës as nuk është zënë ndonjëherë as nga anëtarët e jurisë; edhe kur na mblodhën në dhomë për të votuar nuk është zënë në gojë as emri i Elvanës as i asnjërit këngëtar”, tha Petro.

“Çdo gjë ka qenë në mënyrën më të sinqertë dhe të pastër. Nuk u thamë ne hajde në juri, na thirrën por nuk na u lutën, e pranuam. Duhet një reagim publik institucional që të thonë se çdo gjë është bërë në rregull dhe të respektohet vendimi jurisë.

Na vjen keq që na ndanë, juria shqiptare dhe e huaj. Juria e huaj janë të zotët dhe shqiptarët janë të korruptuar. E kam ndjerë veten të fyer. Deri për Eurovizion ka kohë që të analizohen faktet, të hetohet, të ngrihet një juri tjetër”, është shprehur Rita Petro.

Më shumë

spot_img