Hapësire reklamuese

Aktualitet

E vetmja familje hebrenjsh lë Afganistanin dhe strehohet në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
E vetmja familje hebrenjsh lë Afganistanin dhe strehohet në

Një familje hebreje me shtatë anëtarë ka lënë Afganistanin dhe është duke u strehuar në vendin tonë.

Ata janë komuniteti i vetëm hebre i Afganistanit. Toba Moradi, e lindur dhe rritur në Afganistan thotë se dëshiron të shkojë në Kanada, aty ku tashmë jetojnë katër fëmijë të saj.

Familja u shpëtua nga organizata humanitare IsraAid, me përkrahjen e kryeministrit izraelit.

Vëllezërit dhe motrat e Toba Moradi jetojnë në Izrael, dhe gjithashtu prindërit e saj janë varrosur aty, por ajo nuk kontaktoi me ta që kur u larguan nga Afganistani në vitet 1960.

“E lashë vendin tim Afganistanin, që e dua shumë. U desh ta lija sepse jeta e fëmijëve të mi ishte në rrezik. Jam e lumtur që do të shoh fëmijët e mi, ata janë në vende të ndryshme të botës.

Ajo është kushërirë e Zabulon Somantov, i cili u largua nga Afganistani në fillim të muajit. Ai thoshte se ishte i vetmi hebre në Afganistan, dhe i fundit i një komuniteti qindravjeçar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.