Protestuesit e “Rebelimit kundër shfarosjes”, të cilët manifestojnë për të mos lejuar vazhdimin e ndryshimit të klimës, kanë organizuar një paradë në disa qytete të rëndësishme të botës.
Por teksa kjo protestë u zhvillua në Londër, New York, Berlin, dhe dhjetëra qytete të tjera, protesta e zhvilluar në Melburn të Australisë ka përfunduar në mediat e çdo shteti për mënyrën që ata zgjodhën të demonstrojnë.
Një grup protestuesish dolën lakuriq në Melburn, dhe u lyen me ngjyra për të dhënë mesazhet mbi trupat e tyre.
Ndërkohë protesta është në vijim të asaj që ka shkaktuar qindra të arrestuar në Londër, ku protestuesit bllokuan rrugët kryesore, ngjitën trupat e tyre në trotuare dhe vendosën çadra për të mos u larguar.