Hapësire reklamuese

Aktualitet

E vërteta e procedimit të Mimoza Ahmetit, FOTOT e Prokurorisë: Poetja po ndërtonte shtëpi dykatëshe në Petrelë

Shkruar nga Newsbomb
E vërteta e procedimit të Mimoza Ahmetit, FOTOT e Prokurorisë:

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dje Prokurorinë e Tiranës, duke zbuluar njëkohësisht se organi i akuzës kishte çuar në gjyq poeten e dashur Mimoza Ahmeti. Në përfundim, Gjykata ka vendosur dënimin e saj me 40 orë punë në shërbim të publikut.

Arsyeja, sipas asaj që citoi kryeministri Edi Rama, ishte sepse po rikonstruktonte shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti.

Mirëpo, këtë të mërkurë gazetari Arsen Rusta ka publikuar dokumentet e administruara nga Prokuroria e Tiranës dhe aty shihet qartë se nuk bëhet fjalë për rikonstruksion/riparim, por për ndërtimin nga e para të një shtëpie dykatëshe.

[gallery ids="644796,644797,644798"]

Referuar dosjes, poetja Mimoza Ahmeti është pyetur në lidhje me lejen dhe është shprehur se punimet kishin nisur prej majit 2021 dhe aktualisht ajo ishte në procedurë për marrjen e lejes. Pas kësaj deklarate, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit.

Ky institucion ka kthyer këtë përgjigje: "Nga verifikimi i sistemit elektronik "e-lejet" konstatohet se nuk ka aplikim për leje ndërtimi, leje rindërtimi, rikonstruksioni dhe riparimi të ndërtesës të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore..."

Lexo edhe: Çoi në gjyq Mimoza Ahmetin, Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Ka ndërtime pa leje miliona dollarë, por dënohet poetja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese