Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E vendosën të 8-in në listë, Nard Ndoka “thumbon”Bashën: PD nuk e respektoi marrëveshjen, përballja me Topallin s’më tremb, unë fitoja 69% kur ajo dilte në balotazh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5d44d17d64b70cc0e0394490e47f8e30

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, është i renditur në vendin e 8 në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.

Ndoka është shprehur në një intervistë për A2CNN se Basha nuk e ka respektuar marrëveshjen politike më të, por shtoi se interesi i të gjithëve është për të larguar Edi Ramën.

“Negociatat ishin intensive, por ne u fokusuam më shumë në të gjithë qarqet e vendit për të ofruar kandidatë si vlerë për opozitën. Nuk është momenti se interesi publik është për largimin e Ramës. Megjithatë, pati një marrëveshje politike me Partinë Demokratike, të cilën në mënyrë të njëanshme nuk e respektoi. Por, Basha ka tagrin e tij që ne ia dhamë edhe në marrëveshjen e firmosur që të shkojë në maksimizimin e votave. Qarku i Shkodrës ka specifikat e veta dhe na intereson që të maksimizojmë votat, shpresojmë që të jetë edhe qarku surprizë. Unë do të japë kontributin tim edhe në këtë qark”, tha Ndoka.

Kreu i PDK-së foli edhe për përballjen në qarkun e Shkodrës me ish-deputetët e PD-së, Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin, ku tha se nuk i trembet përballjeve me ta.

“Nuk i trembem përballjeve. Unë kam fituar 4 herë në mazhoritar. Kur zonja Topalli dilte në balotazh unë fitoja 69% në qarkun e Shkodrës. Unë kam fituar edhe si kandidat i pavarur kundër PS-së e PD-së. Pra, jam një politikan që më pëlqen përballja, më pëlqen gara, edhe sfida kaq të vështira, por sfida më e madhe është largimi i Edi Ramës. Kjo ishte edhe arsyeja, pavarësisht që pati një lloj pakënaqësie. Pozicioni ishte i papërcaktuar, megjithatë kjo tashmë është e kaluar. Të shohim për të ardhmen.

Numri 8 është interesant, pasi edhe kryeministri ka zgjedhur dy numra 8. Unë me një numër dhe do të konkurroj”, u shpreh Nard Ndoka.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img