Hapësire reklamuese

Politikë

E vendos Kolegji Zgjedhor: Fleta e votimit do të jetë me numra, rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb
E vendos Kolegji Zgjedhor: Fleta e votimit do të jetë me numra,


Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të jetë me emrat e kandidatëve.

Në 25 prill, kandidatët në fletën e votimit do të jenë të përfaqësuar me numra, ndërkohë që ky vendim ishte marrë edhe në KAS ditën e djeshme.

Partia Demokratike kishte kërkuar që emrat e kandidatëve të ishin të shënuar në çdo qark, por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh.

Trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor që shqyrtoi këtë çështje u përbë nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi. Relatore e çështjes është gjyqtarja Manjola Xhaxho.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu