Hapësire reklamuese

Bota

E veja e ish oficerit të shërbimit sekret rus i kërkon ‘llogari’ Vladimir Putinit, do 3.5 milionë euro dëmshpërblim

Shkruar nga Newsbomb

E veja e Alexander Litvinenko ka paraqitur një kërkesë kundër Rusisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar 3.5 milionë euro si kompensim për vrasjen e tij nga helmimi në Londër.  

Marina Litvinenko po kërkon dëmshpërblim për të ardhurat të munguara pas vdekjes së Alexander, ish oficer i shërbimit sekret rus. Alexander vdiq në vitin 2006 në kryeqytetin anglez, Londër dhe dyshimet janë që vrasja e tij është urdhëruar nga Vladimir Putin.

Kanë kaluar gati 14 vjet që kur burri im u vra. Na u desh të luftonim për të marrë një hetim publik. Është dashur shumë kohë për ta sjellë këtë çështje para drejtësisë. Ishte një krim i sponsorizuar nga shteti. Tani ne po flasim jo vetëm për burrin tim të helmuar, por edhe Sergei dhe Yulia Skripal dhe udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny . Këto ishin armë kimike, armë të ndaluara shkatërrimi. Nëse nuk mund t’i sjellim njerëzit që kanë kryer këtë krim në Londër … atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Si e veja nga çështja e parë e helmimit, është shumë e rëndësishme për mua ta çoj në Strasburg dhe të ngrihem për të drejtat e mia,“- ka thënë ajo.

Alexander Litvinenko u helmua me izotopin radioaktiv polonium-210. Sipas hetimeve u zbulua se helmimi ishte administruar nga dy agjentë rusë, Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun, me të cilët Litvinenko u takua në Londër.

Sondazh

Poll