Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

E TURPSHME/ Shkolla ndan fëmijët romë në festën e Abetares

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në një shkollë në Pejë, ku fëmijët e komunitetit rom janë veçuar në festën e Abetares nga fëmijët e tjerë.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme fëmijët ndodhen poshtë në sallë duke festuar për festën e Abetares, ndërsa ata të komunitetit rom shihen të veçuar nga pjesa tjetër.

albsig

spring

Në lidhje me këtë skandal ka pasur shume reagime, ku mësuesja Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila është shprehur se është vërtetë e shqetësuar dhe se do ta shqyrtojnë rastin.

“Si ministre e MASHTI shpreh shqetësimin e thellë për rastin e raportuar në medie si diskriminues për pjesëmarrjen e nxënësve nga komunitetet: rom, ashkalinj dhe egjiptas në aktivitetin e sotëm të Festës së Abetares, në Pejë. Këtë rast që bie ndesh me organizimin gjithëpërfshirës, do ta shqyrtojmë me prioritet që nesër, me DKA-në e Pejës.

Parimi i mos diskriminimit është pjesë e politikave dhe veprimeve tona në vazhdimësi, prandaj duhet respektuar dhe zbatuar në të gjitha nivelet. Si ministre, mësimdhënëse, nënë e qytetare, dënoj çdo formë diskriminimi, në çdo relacion, e posaçërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, te cilët duhet t’i rrisim me dashuri e barazi në çdo hap të jetës”, ka thënë ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img