Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

E TRISHTË/ Zbulohet se 19-vjeçarja humbi jetën nga Covid-19, priste të kryente transplantin e veshkës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7668727f57996c69b20ede832c3411ba

Një 19-vjeçarja që u nda nga jeta teksa priste që të kryente operacionin e transplantit të veshkës, Nazlije Sherifi u nda nga jeta pasi ishte infektuar me koronavirus.

Lajmin  e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitivë nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thotë QKUK për mediat kosovare.

Për Nazlije Sherifin familjarët kishin kërkuar ndihmë financiare, pasi duhet të kryente transplantin e veshkës në mënyrë urgjente. Nazlije Sherifi ka ndërruar jetë ditën e diel, ndërsa varrimi i saj është bërë gjatë ditës së sotme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img