Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
38 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

E trishtë/ Vdes nga Covid-19 në moshë të re zyrtari i LSI-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b31fb25dba5858b30825ee96735c7f7d

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, pasi ka ndërruar jetë në moshë të re Amarildo Mekollari, një nga themeluesit e LRI.

Lajmin për ndarjen nga jeta të djalit nga Skrapari e ka bërë me dije ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Përmes një shënimi në facebook, Xhixho prek me fjalët e ndjera për bashkëpunëtorin e saj, të cilin e kujton përherë me buzëqeshje dhe pozitivitet.

Shënimi i plotë

Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë.

Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu.

Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet.

Do na mungosh shumë.

Ngushellime Betës dhe familjes

meko.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img