Hapësire reklamuese

Bota

E trishtë, tentoi të largohej nga Afganistani, futbollisti 19-vjeçar humb jetën, bie nga avioni në Kabul

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë, tentoi të largohej nga Afganistani, futbollisti

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në aeroportin e Kabulit, ku këtë herë ka humbur jetën një futbollist 19-vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 19-vjeçari Zaki Anwari, i cili luante me ekipin kombëtar të të rinjve të Afganistanit ka humbur jetën teksa përpiqej të largohej nga vendi.

Ai ishte kapur pas gomës së një avioni ushtarak amerikan, duke u munduar të largohej nga vendin, kur ka rënë dhe ka humbur jetën.

Në një deklaratë në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Afganistan tha se 19-vjeçari donte të largohej për një jetë më të mirë.

“Pusho në paqe dhe lutu Zotit për familjen dhe miqtë. Anwari, si mijëra të rinj afganë, donte të largohej nga vendi, por ra nga një aeroplan amerikan dhe vdiq," thuhej në postim.

Kujtojmë që mijëra afganë janë dyndur në aeroport këtë javë në një përpjekje për të ikur nga vendi, pasi talebanët morën në dorë Afganistanin.

Sondazh

Poll