Hapësire reklamuese

Aktualitet

E TRISHTË/ Shuhet ikona e televizionit dhe gazetarisë sportive, Vladimir Grillo ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
E TRISHTË/ Shuhet ikona e televizionit dhe gazetarisë sportive,

Një lajm i trishtë vjen pasditen e sotme, ku mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare ikona e komentimit të ndëshjeve sportive, Vladimir Grillo.

Lajmin e bën me dije miku dhe kolegu i tij Dëfrim Methasani, i cili njofton se Grillo nuk ia doli dot të mposhtë sëmundjen e rëndë.

“Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën”, shkruan Dëfrim Methasani.

Vladimir Grillo është dekoruar nga Presidenti Ilir Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh”, “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.

Neësbomb i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të Vladimir Grillos, i cili me zërin dhe komentimin e tij ka shoqëruar dhe emocionuar tifozët shqiptarë për shumë vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese