Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E TRISHTË/ Po bënte ski në Bullgari, aksidentohet për VDEKJE biznesmeni shqiptar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

99f9965e9ea722f543f497bffa4b5e2f

Biznesmeni Agron Uka nga Kosova ka ndërruar jetë në Bullgari.

Ai është aksidentuar rëndë teksa ishte duke bërë ski në Bansko të Bullgarisë.

Lajmi është bërë me dije nga shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

“Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre”,- thuhet në njoftim.

Për vdekjen tragjike të tij ka reaguar edhe Komuna e Ferizajt.

Postimi i plotë i komunës:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëqytetarit tonë, Agron Uka. Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“E nderuara familje Uka, lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të birit tuaj, bashkëqytetarit tonë, Agron Uka, na pikëlloi të gjithëve pa masë. Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, t’ju shpreh ju ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të shtrenjtit tuaj, si dhe gjithë miqve, shokëve e të njohurve të të ndjerit”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.

1.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img