Hapësire reklamuese

Bota

E TRISHTË/ Nuk iu bind masave, trajneri i boksit mesazh për fansat me maskën e oksigjenit: Po vdes! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_392804" align="alignnone" width=""]Michael Allen[/caption]

Një trajner boksi ka përfundur në kujdes intensiv të mjekëve britanik pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.  

Michael Allen kreu testin dhe doli se ishte mbartës i virusit të premten, ndërkohë që tashmë gjendja shëndetësore e tij sa vjen e po rëndohet.

Kjo e ka shtyrë për të dhënë edhe një mesazh për fansat e tij, teksa përmes një video në rrjetet sociale ka treguar edhe gjendjen e tij.

'Ky është një status shumë i përulur se si u solla me bllokimin e marsit 2020. Unë nuk u mbylla, sepse nuk shihja dëmin që po bënte Covid-19 me sytë e mi. Mendova se isha i pathyeshëm dhe i pamposhtur derisa të më prekte mua. Nuk mund të flisja. Nuk mund të flisja sepse mushkëritë e mia ishin aq të ulta sa nga kollitja nxjerr helm të bardhë dhe të verdhë. Po vdes," dëgjohet të thotë Allen në video.  

Sondazh

Poll