Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Kadrije Kadare, motra e shkrimtarit Ismail Kadare 

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare Kadrije Kadare, motra e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ajo është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.  

Kadrije Kadare ka punuar si redaktore në disa media të shtypit të shkruar në vend. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga poeti Sadik Bejko, i cili ka ndarë një status në rrjetet sociale, ku e konsideron si një korrektore të veprës së Ismail Kadaresë.

“Sot në moshën 85 vjeç është ndarë nga jeta Kadrie Kadare. Ajo ishte një grua me arsimim të lartë, me kontribute si mësimdhënëse, lektore në Universitet.  Ajo ka një kontribut të pavërejtur si korrektore e veprës së Ismail Kadaresë.Ka punuar dhe në disa nga gazetat me të rëndësishme në këto vite të tranzicionit.

Korrektore në gazetat Albania, Shekulli, 55. Panorama, Rilindja Demokratike, Mapo. Etj. Sot, Ismail Kadare në intimite, në heshtje solemne sot përcillë në varrezat Sharrës motrën e tij të vetme. Para një muaji u nda nga jeta vëllai i tij, dr Shahin Kadare. Të qoftë dheu i lehtë, Kadrie Kadare. Paqe, prehje e përjetshme për ty”, shkruan Bejko.

Më shumë




spot_img








spot_img