Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

E TRISHTË/ Ndërron jetë solistja e parë e Ansamblit shqiptar (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare solistja e parë e Ansamblit të Shqipërisë, Lejla Këlliçi (Madhi). Ajo ka humbur jetën për shkaqe natyre, duke lënë pas shumë lot dhe dhimbje tek familjarët dhe gjithë të dashurit.

Artistja e talentuar lindi në 2 Qershor 1932 në Tiranë. Familja ku ajo lindi ishte një ndër familjet autoktone më të spikatura të kryeqytetit. Një familje e intelektuale dhe me një traditë të çmuar patriotike.Një familje ku ishte gërshetuar dashuria për Atdheun me dashurinë për dijen dhe ëndërrën Europeane.

Babai i Lilit ,Qemal Këlliçi ,ish-student i shkëlqyer i “Robert College”, Stamboll dhe nëna e saj Behije Vigani (shkodrane), bijë noteri e rritën Lilin dhe dy vëllezërit e saj binjakë Skifterin dhe Luanin, jo vetëm me shumë dashuri ,por me një hapësirë emancipimi dhe një nxitje të vazhdueshme drejt rrënjëve të dijes.

Lili kaloi një fëmijëri të lumtur dhe natyrisht pa nga afër vitet e vështira, por shpresëdhënëse të Luftës Anti-Fashiste Nacional-Clirimtare.Përjetoi dhe betejën me vdekjen kur fill pas luftës kaloi tifon . Të gjitha këto sëbashku me entuziazmin e viteve të para të Clirimit, gdhendën tek Lili një karakter të fortë, një optimizëm , një dashuri dhe solidaritet për njerëzit që ajo e reflektoi për gjatë gjithë viteve të jetës së saj të gjatë.

Që në fëmijëri ajo tregoi dhunti në artin e kërcimit, duke i mahnitur banorët dhe sidomos vogëlushët e rrugës “Siri Kodra “.

Pasi mbaroi shkollën “Lidhja e Prizrenit”Lili ndoqi studimet në Institutin Femëror Pedagogjik, Tiranë ,që e përfundoi me rezultate të larta. Por Lili dashuronte baletin dhe ishte e angazhuar drejt-përdrejt me grupet artistike të sapo ngritura!

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img