Hapësire reklamuese

Aktualitet

E TRISHTË, ndërron jetë nga COVID ish-kryebashkiaku demokrat Beqir Arifaj

Shkruar nga Newsbomb
Beqir Arifaj

Ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj humbet betejën me koronavirusin.

Prej disa ditësh Arifaj po kurohej në Turqi, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Ai ishte një personalitet aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballës dhe Pukës. Prej vitit 2011-2015 ai shërbeu si kryetar i Bashkisë së Pukës nën siglën e Partisë Demokratike.

Miq të shumtë dhe të afërm të tij kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe. Arifaj la pas gruan dhe dy djemtë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.