Hapësire reklamuese

Aktualitet

E trishtë, ndërron jetë nga Covid-19 Majlinda Ilirjani, kishte 30 vjet që punonte si mami në spitalin e Elbasanit

Shkruar nga Newsbomb
Majlinda Ilirjani

Lajm i hidhur na vjen nga Elbasani. 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Ajo njihej jo vetëm në Elbasan, por dhe në zonat përreth, si një mami e zonja me 30 vite eksperiencë. Majlinda, e cila luftoi me COVID-19 për dy javë, por nuk arriti dot ta mundte, ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit.

stafi.jpg

Infermierja Majlinda dhe bashkëshorti i saj u infektuan gjatë kryerjes së detyrës në Spitalin e Elbasanit, por fatmirësisht bashkëshorti mundi ta kalojë dhe ajo jo.

Ndarja nga jeta e saj është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Ne stafi i newsbomb.al iu shprehim familjarëve të saj ngushëllimet e sinqerta.

majlinda.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu